“PËR BASHKËSHORTIN TIM…”/ Eni Koçi përgatit urimin romantik Genc Prevlukajt për ditëlindje (FOTOT) – AlpeGossip
“PËR BASHKËSHORTIN TIM…”/ Eni Koçi përgatit urimin romantik Genc Prevlukajt për ditëlindje (FOTOT)

“PËR BASHKËSHORTIN TIM…”/ Eni Koçi përgatit urimin romantik Genc Prevlukajt për ditëlindje (FOTOT)

Këngëtari i njohur, Genc Prelvukaj, feston sot ditëlindjen. Këtë e ka zbuluar vetë ai përmes një postimi në profilin e tij në “Instagram”. Ai ka ndarë me ndjekësit një fotografi kur ka qenë i vogël dhe shfaqet i veshur me rroba popullore.

“Ky në foto jam unë. Para shumë viteve. P.S. Sot e kam ditëlindjen. Shkojmë me urimet”, shkruan Genci bashkëngjitur me foton që menjëherë ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra urime

“Për bashkëshortin tim të mahnitshëm”/ Urimi

Ndërkohë nuk mund të mungonte as urimi i partneres së tij, Eni Koçi. Këngëtarja ka postuar në “Instagram” një foto ku shfaqen të dy në pishinë me gota shampanje në duar. Ajo ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për të uruar Gencin me rastin e ditëlindjes.

“Për bashkëshortin tim të mahnitshëm”/ Urimi

“Gëzuar ditëlindjen dashuri. Për bashkëshortin tim të mahnitshëm, i cili kurrë nuk pushon së mahnituri mua. Ti je shoku im më i mirë dhe dashuria ime e përjetshme. Të dua me gjithë zemër. Ps. Doja të të merrja diçka vërtetë të mahnitshme për ditëlindjen tënde dhe më pas u kujtova se tashmë më ke mua”, shkruan Eni bashkëngjitur me foton.