2 VJET PAS LARGIMIT TË BUJSHËM/ Nuk do ta besoni çfarë thotë Erioni për Portokallinë (FOTO) – AlpeGossip
2 VJET PAS LARGIMIT TË BUJSHËM/ Nuk do ta besoni çfarë thotë Erioni për Portokallinë (FOTO)

2 VJET PAS LARGIMIT TË BUJSHËM/ Nuk do ta besoni çfarë thotë Erioni për Portokallinë (FOTO)

Dy vite më parë aktori i humorit Erion Isai së bashku me Bes Kallakun u larguan nga spektakli i humorit “Portokalli” për të sjell emisionin e tyre. Në atë kohë, Erioni e zbuloi vetë largimin duke treguar se ishte gati për sfida të reja.

Së fundmi, aktori ka qenë i ftuar në emisionin “Tempora” në ‘Ora News’ ku ka zbuluar se largimi i tij nga Portokallia nuk ka qenë për shkak të ndonjë kapricoje, por se kishte ardhur kohë të provonte gjëra të reja. Madje ndryshe nga aktorët e tjerë që kanë pasur pakënaqësi pasi janë larguar, Erioni është shprehur mirënjohës për spektaklin e njohur të humorit.

“Më bëhet qejfi që pas 2 vitesh kur u largova nga Portokallia të flas me zë dhe figurë. E vërteta është se nuk do isha përballë teje këtu nëse nuk do ekzistonte Portokallia. Portokallia i besoi një djali të ardhur me autobus në 3 të mëngjesit nga Erseka, skenën më të lakmuar në Shqipëri në ato vite. Vendimi im për tu larguar nga Portokallia nuk erdhi për shkak të një kapriçoje të një sherrnaje”.

“Erdhi si një moment reflektimi i një artisti, me shqetësimin se unë nuk mund të jepja më shumë se kaq sa i dhashë Portokallisë në aspektin skenik. Realizimin e figurave komike ashtu siç po e bëjnë kolegët e mi sot unë nuk arrij ta bëj. Dhe atë pjesë që unë vazhdoj ta bëj në BE Caffe, absolutisht vëmendja dhe figurat kryesore të asaj rubrike janë Bes Kallaku dhe Osli Bylyku. Jam i lumtur të jem shoqërues i tyre në skenë. Unë e kam vëmendjen time tek skenari, regjia, prapavija.”, ka përfunduar ai.