Ju ka ndodhur t’ju thonë që dukeni si e lodhur, ose t’ju pyesin nëse keni fjetur mjaftueshëm mbrëmjen e shkuar? Mos harroni që netët pa gjumë, orët e zgjatura jashtë apo zgjimet herët në mëngjes përkthehen të gjitha në fytyrën tuaj.
Kur ne flemë mjaftueshëm, fytyra rigjenerohet, por një maskë e mirë e përgatitur në shtëpi mund të ndryshojë gjithçka.
1. Maskë hidratuese me mjalt
Vitamina E është fantastike për të hidratuar fytyrën. Maska me mjalt do t’ju japë një lëkurë që shkëlqen të nesërmen. Nëse shqetësoheni se mund t’ju ngjisë mjalti, përdoreni në sasi të vogël.
2. Maskë me gjalp shea
Merrni pak lavender dhe gjalp shea dhe vendosini në duar, thonj dhe këmbë. Lëreni të veprojë gjatë gjithë natës dhe do ta shihni sa të hidratuara dhe të buta do të jenë këmbët dhe duart tuaja.
3. Vaj koksi dhe bajamesh për flokët!
Për të gjithë ata që vuajnë nga flokët e thatë, qumështi i bajameve dhe vaji i kokosit janë shpëtim. Rekomandohet 1 herë në javë për flokë të butë dhe plot shkëlqim.