JENI GATI GOCA? Ky test i thjeshtë do të zbulojë nëse ju shkojnë flokët e shkurtër apo jo – AlpeGossip
JENI GATI GOCA? Ky test i thjeshtë do të zbulojë nëse ju shkojnë flokët e shkurtër apo jo

JENI GATI GOCA? Ky test i thjeshtë do të zbulojë nëse ju shkojnë flokët e shkurtër apo jo

Na ndodh shpesh të shihemi në pasqyrë dhe të mendojmë se ka ardhur koha për një look të ri. Duam një ndryshim gjigand, por a jemi gati për këtë? Mendoni pak se si do të dukeshit me flokë të shkurtër.

Flokët e shkurtra janë të bukur, praktikë dhe shumë në modë, por ka një problem. Nëse i pret nuk kthehesh dot mrapsht, kështu që para se të ndërmerrni një hap të tillë duhet të mendoheni mirë.

A më shkojnë? : kjo është pyetja që i bëjmë vetes dhe gjithë botës, por kush na garanton që po?! Ekziston një test i shpejtë që mund të parandalojë çdo gabim trashanik.  Ishte John Frieda, a.k.a mjeshtri i flokëve që na jep një përgjigje me anë të teknikës “5.7 cm”. Sipas tij, i gjithë sekreti qëndron tek cepi i mjekrës. Testi është i thjeshtë:

Një test i thjeshtë do të zbulojë nëse ju shkojnë

Merrni një laps dhe vendoseni horizontalisht poshtë mjekrës. Më pas merrni një vizore dhe mbështeteni vertikalisht nga pjesa fundore e veshit deri tek shpatulla. Shikoni deri ku arrin maja e lapsit. Nëse distanca midis mjekrës dhe veshit është më e madhe se 5.7 cm atëhere nuk duhet t’i prisni flokët e shkurtra. Në rast të kundërt, mos u mendoni dy herë.

Burimi: Good Housekeeping