NUK I MBARUAN HALLET/ Ariana Grande anulon koncertin. Ja çfarë i ka ndodhur këngëtares (FOTO) – AlpeGossip
NUK I MBARUAN HALLET/ Ariana Grande anulon koncertin. Ja çfarë i ka ndodhur këngëtares (FOTO)

NUK I MBARUAN HALLET/ Ariana Grande anulon koncertin. Ja çfarë i ka ndodhur këngëtares (FOTO)

Ariana Grande ka anulluar koncertin e saj të fundit për Vitin e Ri në Las Vegas, SHBA. Këngëtarja ndau me ndjekësit e saj në Instagram lajmin se nuk do të mundë të performojë në Vegas pas një problemi shëndetësor.

“Vegas,jam duke punuar për disa çështje shëndetësore dhe me vjen shumë keq që nuk do të shihemi dot këtë fundjavë”- ka shkruar këngëtarja.

Burimet të afërta për mediat e huja, tregojnë se këngëtarja është sëmurë me bronkit. Kjo do të ishte shfaqja e parë e Ariana Grande-s pas ndarjes së bujshme me ish të dashurin e saj Pete Davidson.

Duket se ky vit paska qënë shumë i vështirë për këngëtaren me famë botërore, pasi kjo është e disata herë që Ariana anullon koncertet për probleme shëndetësore.

Përveç kësaj, mund të rikujtojmë se Ariana u rikthye në muzikë pas një shkëputje të gjatë kohore, pas sulmit terrorist në koncertin e saj.