“MENDOJMË TË KRIJOJMË FAMILJE”/ 24-vjeçari habit me deklaratën për kushërirën e tij: Prindërit tanë… – AlpeGossip
“MENDOJMË TË KRIJOJMË FAMILJE”/ 24-vjeçari habit me deklaratën për kushërirën e tij: Prindërit tanë…

“MENDOJMË TË KRIJOJMË FAMILJE”/ 24-vjeçari habit me deklaratën për kushërirën e tij: Prindërit tanë…

Një 24-vjeçar ka rrëfyer për “Dear Deidre” të “The Sun” se si është dashuruar me kushërirën e tij. Por, familjet e tyre janë kundër kësaj lidhjeje dhe nuk i kanë dhënë bekimin e tyre.

Mirëpo, dyshja kanë kuptuar se nuk mund të rrinë dot pa njëri tjetrin e madje duan të kenë edhe fëmijë bashkë. Ja rrëfimi i tij i plotë:

Unë jam i dashuruar me kushërirën time dhe ndihem i tmerruar se lidhja jonë do të shkaktojë një përçarje të madhe në familjet tona.

Ne jemi rritur së bashku, por kur ajo shkoi në universitet, u shkëputëm dhe nuk e pashë për tre vite me radhë. Pastaj, verën e kaluar kur të gjithë ishim mbledhur për të kaluar kohë me familjet tona, kuptova që e adiroja personin që ajo ishte.  Të dy jemi 24 vjeç.

E kaluam pjesën më të madhe të ditës duke biseduar intensivisht dhe cendosëm që të takoheshim vetëm disa javë më vonë. Kur po përqafoheshim para se të largoheshim, më kaploi dëshira për ta puthur. Gjatë muajve të ardhshëm ne takoheshim çdo dy ditë, por sigurisht në fshehtësi të plotë.

Unë po dashurohesha kokë e këmbë me të dhe ajo tha se ndiente të njëjtën gjë për mua. Ne ishim të shqetësuar për mënyrën se si do ta prisnin familjet tona këtë lajm dhe pa qenë të sigurt nëse do të kishim një të ardhme bashkë, asnjëri prej nesh nuk u ul t’i tregonte familjarëve.

Por pastaj, befasisht, ajo më dërgoi një mesazh dhe më tha se kishte folur me vëllain e saj për ne dhe ai e kishte paralajmëruar se nuk do të funksiononte kurrë, kështu që ajo hoqi dorë.

Më duhej ta respektoja dëshirën e saj edhe pse isha copëtuar shpirtërisht. Muajin e kaluar ajo më kontaktoi përsëri dhe më tha se kishte bërë më të mirën për të vazhduar pa të, por shtoi se i mungoja shumë.

Që atëherë jemi takuar vetëm një herë. E kaluam natën së bashku. Por tani jemi kthyer si më parë. Çfarë të bëjmë me familjet tona?

Ndjej se ajo është gruaja e duhur për mua dhe ajo thotë të njëjtën gjë. Unë jam i shqetësuar se ajo do të më lërë përsëri”.

“Dear Deidre” thotë:

Nuk ka asnjë ligj që ju ndalon të martoheni apo të krijoni familje bashkë, por i vetmi siklet në këtë mes janë familjet tuaja. Jini të sinqertë me ta. Reagimi i tyre ka të ngjarë të jetë më i keq nëse e fshihni lidhjen tuaj.

Kjo mund të jetë një bisedë e vështirë. Pasi të flisni me familjarët, atëherë do të jeni në gjendje ta vazhdoni marrëdhënien tuaj në mënyrë të natyrshme dhe pa presionin për ta mbajtur sekret.

Disa mund të thonë se nëse bëni fëmijë, ata do të lindin me probleme, por kjo mund të ndodhë vetëm nëse ka probleme specifike gjenetike në familjen tuaj.

Nëse dëshironi fëmijë, atëherë do të ishte një ide e mirë të flisni me mjekun dhe të kërkoni këshillim gjenetik në mënyrë që të shmangni çdo koment negativ nga familja dhe miqtë”.