Kur të gjithë thamë: Po këto ç’patën?! Njihuni me sherret e femrave të showbizit (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
Kur të gjithë thamë: Po këto ç’patën?! Njihuni me sherret e femrave të showbizit (FOTO+VIDEO)

Kur të gjithë thamë: Po këto ç’patën?! Njihuni me sherret e femrave të showbizit (FOTO+VIDEO)

Shfaqen si vajza të rafinuara dhe plot finesë, kur vjen puna për sherre femrat e shoëbiz “përveshin mëngët”. Xhelozia, meshkujt dhe rivaliteti janë kryesisht arsyet më të zakonshme të grindjeve, që siç mund ta imagjinoni nuk përfundojnë gjithmonë në mënyrën më civile të mundshme. Disa nga femrat e famshme të showbiz i kanë “zgjidhur” problemet mes tyre duke u kapur prej flokësh, në ndonjë rast kanë përfunduar edhe në spital, apo i ka ndarë policia.

Rozana Radi dhe Rezara Shkurta

Me gjasa të gjithë e kujtoni sherrin e famshëm mes dy ish-mikeshave: Rozana Radit dhe Rezarta Shkurtës. Dy vajzat thuhej të ishin zënë për bashkëshortin e Rezartës, Ermalin, nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha. Sherri i nisur në një nga club-et e Tiranës përfundoi poshtë shtëpisë së Rozanës, kur Rezarta jo vetëm e kishte kapur prej flokësh, por edhe e kishte qëlluar me grusht në gjoks. Vajzat i ndau policia, ndërsa Rozana e denoncoi publikisht kolegen e saj për dëmtime fizike.

Adelina Ismaili dhe Leonora Jakupi

Një ngjarje e ngjashme ka ndodhur edhe mes Adelina Ismailit dhe Leonora Jakupit. Dy artistet nga Kosova kishin qenë mikesha prej shumë kohës, derisa Adelina thuhej se e kishte rrahur Leonorën pas një mbrëmjeje gala. Kjo e fundit përfundoi në spital dhe akuzoi kolegen për gjithçka i kishte ndodhur. Pavarësisht thashethemeve të shumta dhe aludimeve, asnjëherë nuk është zbuluar se cila ishte arsyeja e vërtetë e sherrit mes dy ish-mikeshave.

Big Mama dhe Rovena Stefa

“Më mori të dashurin”, kështu ka thënë Big Mama pasi ishte “kapur prej flokësh” me kolegen e saj Rovena Stefa. Artistja ka deklaruar se e kishte strehuar në shtëpi këngëtaren e muzikës popullore Rovena Stefa dhe e kishte ndihmuar që të ndërtonte një karrierë në Kosovë dhe si shpërblim, kjo e fundit “i kishte marrë të dashurin”. Big Mama e tregoi episodin e pakëndshëm në media, ndërsa Rovena ka heshtur gjithmonë për këtë çështje.

Françeska Jaçe

E fundit në listë, por jo më pak e rëndësishme është Françeska Jaçe. Modelja, e njohur si ish-konkurrente e “Big Brother” ka tronditur një lokal të tërë kur është ngritur nga tavolina dhe ka kapur prej flokësh një femër që kishte mbërritur në lokal. Vajzat janë përleshur në një kafene në qendër të Tiranës dhe gjithçka ndodhi ishte filmuar nga kamerat e sigurisë në zonë. Pas këtij episodi në media u shkrua se Jaçe kishte rrahur ish-gruan e të dashurit e saj biznesmen. Por ky nuk është i vetmi sherr i saj publik. Françeska është filmuar edhe teksa rreh një vajzë në një dyqan.