PROBLEMET ME DËGJIMIN/ Zbuloni si mund t’i parandaloni – AlpeGossip
PROBLEMET ME DËGJIMIN/ Zbuloni si mund t’i parandaloni

PROBLEMET ME DËGJIMIN/ Zbuloni si mund t’i parandaloni

Numri i personave që kanë probleme me dëgjimin ka ardhur duke u shtuar këto vitet e fundit. Kufjet që përdoren për të dëgjuar muzikë, mospastrimi, infeksionet, tensioni ose mungesa e një vizite te mjeku janë disa nga arsyet që ju rrezikojnë të prekeni nga sëmundjet e veshit. Mjekët këshillojnë që sapo të keni dhimbje në vesh, duhet të bëni një vizitë.

 

 

Shkaktarët
Ka dy mundësi kur vuani nga një dhimbje e papritur e veshit, ose keni një infeksion, ose një sëmundje që mund të keni në trup ju shkakton shqetësim. Në rastin kur keni infeksion, mënyra e vetme është vizita te mjeku dhe trajtimi i infeksionit duke bërë lavazh kanalit të veshit. Kjo mënyrë bën të mundur heqjen e infeksionit që mund të jetë mbledhur në zona të ndryshme. Më pas nëpërmjet një fitili, arrihet që të shpërndahet i gjithë infeksioni i mbledhur. Gjatë kësaj kohe nga mjekët do të merrni një recetë me antibiotikë për t’u kuruar dhe për të larguar përfundimisht infeksionin. Nëse një person ka dhimbje në vesh dhe shkon merr vetë ilaçe në farmaci, atëherë më shumë mundësi infeksioni do të shtohet dhe mund t’ju duhet një operacion për ta hequr. Për dhimbjet e veshit nuk ka qetësues që t’ju shërojë veç mjekut.

Mbrojtja
Nëse doni të mbroni veshët, atëherë mos përdorni kufje për të dëgjuar muzikë. Një studim në Shtetet e Bashkuara ka zbuluar se kufjet dëmtojnë veshin me 30%, nëse atë përdoren rregullisht për një periudhë 6-mujore. Dëmtimin më të rëndë kufjet e shkaktojnë te fëmijët. Veshi i fëmijëve është shumë i ndjeshëm ndaj zhurmave, duke sjellë edhe dëmtimin e pjesshëm të tij. Gjithashtu, për të mbrojtur veshët duhet që t’i pastroni ata nëpërmjet kurave që ju jep doktori.

Zhurmat
Çdo person mund të vuajë edhe nga zhurmat në vesh. Përgjithësisht zhurmat vijnë nga dëmtimi i nervit të dëgjimit në veshin e brendshëm. Në disa raste këto dëmtime, nëse nuk kurohen, mund të sjellin edhe humbjen e dëgjimit te njëri vesh. Ekspozimi ndaj zhurmave me zë të lartë dhe barnat me efekte anësore anit-inflamatorët, antibiotikët, sedativët, barnat kundër depresionit dhe aspirina mund të shkaktojnë tinitus, apo zhurma në vesh, në njërin apo në dy veshët. Tinitusi mund të shkaktohet edhe nga faktorë të tjerë, si bllokimi i veshit, infeksionet e veshit apo sinusit, alergjitë, shtypja e lartë dhe e ulët e gjakut, tumoret, problemet në zemër, enët e gjakut, ndryshimet hormonale te femrat dhe anomalitë e gjëndrave tiroide. Por, është e domosdoshme që së pari të identifikohen problemet, në vend që të merren antibiotikë apo analgjetikë për të evituar dhimbjen. Siç dihet, veshi ndahet në tri regjione: në veshin e jashtëm, të mesëm dhe të brendshëm. Këto tri pjesë punojnë së bashku për t’u kujdesur për balancën dhe dëgjimin e duhur.

Për shembull, veshi i jashtëm tërheq valët e zërit që janë të ndara në vibrime dhe i kalon deri në veshin e brendshëm. Më pas veshi i brendshëm i shndërron vibrimet në impulse të nervave e që më pas udhëtojnë deri në tru. Veshi i brendshëm ka një kanal më të vogël që lidhet me hundën. Ky vendkalim i vogël është i njohur si kanali i Eustachian-it, funksioni i të cilit është të barazojë presionin në mes veshit të brendshëm dhe ambientit rrethues. Infeksionet bakteriale apo virale zhvillohen dhe rriten në kanalin e Eustachian-it, në veshin e brendshëm e që më pas kalon në një dhimbje brenda në vesh. Disa njerëz thonë se dhimbja e veshit është një nga llojet më të rënda të dhimbjes. Fatmirësisht ka ilaçe natyrore, të cilat e lehtësojnë shumë shpejt dhimbjen. Njëra prej tyre është hudhra, ku një thelb të saj e nxehni në vaj ulliri. E lini të ftohet, por jo plotësisht, pasi duhet të jetë pakëz i ngrohtë. Vajin e derdhni në vesh dhe e lini të qëndrojë 5-10 minuta, pastaj ktheni kokën në anë tjetër që vaji të dalë dhe gjatë kësaj kohe përdorni fashë, pecetë ose diçka që do të thithë vajin. Një tjetër ilaç është kanella. Përzini pak kanellë me vaj ulliri dhe pastaj nxeheni. Kur bëhet e nxehtë, largojeni nga zjarri dhe lëreni që të ftohet derisa të bëhet e vakët. Kulloni përzierjen, ndërsa vajin e vëni në vesh. Lëreni të veprojë 5 deri 10 minuta.

Simptomat

Dobësohet dëgjim
Keni marramendje
Keni temperaturë
Ndjeni goditje në vesh

Çfarë shkakton infeksioni në vesh
Humbje e dëgjimit
Meningjit
Probleme me të folurën