DO TË DUKENI PERFEKT/ Si t’i veshim xhinset më të famshme të momentit – AlpeGossip
DO TË DUKENI PERFEKT/ Si t’i veshim xhinset më të famshme të momentit

DO TË DUKENI PERFEKT/ Si t’i veshim xhinset më të famshme të momentit

Prej disa kohësh, trendi i famshëm i xhinseve është rikthyer! Xhinset e gjera në fund janë pantallonat që na duhen të gjithave pa asnjë përjashtim. Mund t’i veshim kudo dhe kurdo dhe të ndihemi si Victoria Beckham!

Për të gjithë skeptikët e këtij stili xhinsesh, më poshtë vijnë disa ide kombinimi.

Përfshihuni komplet në energjinë e viteve ’70-të.

Xhinset e gjera në fund, mund t’i kombinoni fare lehtë si në foto. Një pakë këpucë me platformë, një këmishë, syze të mëdha dhe një shall me printe nga dollapi i mamit. Kaq!

Ose: qëndro minimale!

Një këmishë e bardhë dhe një palë xhinse si këto do të të shpëtonin në çfarëdo lloj ore apo takimi.

Luaj me volumin dhe printet

Për ta bërë veshjen të bier më shumë në sy, luani me volumin e pardesysë/palltos dhe printet e tij.

Kthejini xhinset në kostum!

Ka ndonjë arsye për të mos veshur xhins mbi xhins?!

Nëse doni të tregoni këpucët…

Xhinset e ndara në fund janë një prej trendeve të këtij viti dhe për më tepër ju lejojnë të tregoni gjithë stilin tuaj!