A NDIHENI GATI? Nëse po, lexoni këto 5 histori PARANORMALE të treguara nga vetë njerëzit! – AlpeGossip
A NDIHENI GATI? Nëse po, lexoni këto 5 histori PARANORMALE të treguara nga vetë njerëzit!

A NDIHENI GATI? Nëse po, lexoni këto 5 histori PARANORMALE të treguara nga vetë njerëzit!

Është pothuajse Halloween që do të thotë: tani më shumë se kurrë jemi gati të dëgjojmë histori paranormale që tregojnë vetë njerëzit!

1. “Gruaja ime e dështoi fëmijën kur ishte vetëm 20 javëshe. Bebi ishte vajzë dhe ne do ta quanim atë Samantha. Disa ditë më vonë, gruaja dëgjoi vajzën tonë 2-vjeçare që fliste në mes të natës. Ngrihet dhe e pyet se çfarë po bën. Përgjigja e saj ishte: “Po flas me Samanthan, ajo është këtu në tavan.”

2. “Dhoma e prindërve të mi është para derës kryesore të shtëpisë. Mami im del të paktën 1 herë në vit dhe atë natë u kthye në 2 të natës nga takimi me shoqet. Hoqi këpucët dhe u ngjit lart për t’i thënë motrave të mia natën e mirë. Babai im bën gjumë të thellë, por për një arsye të pashpjegueshme, ai u zgjua dhe vuri re se dera kryesore u hap. Iu deshën pak sekonda për të shkuar aty dhe ndërkohë mami im ishte në gjysmë të shkallëve. Papritur pamë një burrë në mes të shtëpisë. Im atë u shokua edhe më , kur burri i panjohur tha se shtëpia ngjitur me ne po vidhej dhe se po përpiqej t’i tregonte dikujt. Në fakt, e vërteta ishte se ai po ndiqte mamanë tonë. S’e mendoj dot çfarë do të kishte ndodhur nëse babi s’do të dilte.

3. “Shkova në Argjentinë para disa vitesh të takoja njerëzit nga ana e mamit. Kënaqesha shumë aty, derisa vinte momenti për të fjetur.  Në dhomën e miqve ishte një kukull, shumë e frikshme që ime më e kishte pasur që e vogël. E dija që diçka nuk shkonte me të.  Rreth orës 2 të mëngjesit dëgjoja hapa dhe zhurma.  U zgjova bashkë me nënën kur ç’të shihnim? Kukulla kishte lëvizur nga karrigia dhe i binte derës. S’kam fjetur dot më që prej asaj dite.

4. “Ne në shtëpi kemi një fotografi të gjyshit të gruas time. Djali ynë 2 vjeç (ka të njëjtin emër me të) kaloi një ditë pranë fotos dhe tha: “E kam takuar para se të lindja këtë.  Ishte shumë i mirë me mua.”

5. “Gjyshja ime kishte një fqinjë, e cila kishte humbur burrin shumë herët, thuajse para 40 vitesh. Ajo u trishtua kaq shumë  sepse për disa vite pas vdekjes, ajo nuk e shihte dot në ëndërr të shoqin.  Kalon pak kohë dhe ajo vendos të shesë shtëpinë, për të jetuar pranë fëmijëve. Papritur, dëshira i plotësohet.  Në çdo ëndërr ajo sheh të shoqin sikur e zgjon nga gjumi, ulet mbi shtrat dhe fillon të bisedojë me të. Fjalimet me të në ëndërr po fillonin ta trembnin gruan.

Pak ditë para se të ndërronte shtëpinë, e sheh sërish. Ëndrra është pothuajse e njëjta, por kësaj here, ajo kupton një fjalë të tij.  Asaj ju duk sikur e kapi prej krahësh dhe i kërkonte të kontrollonte diçka në pjesët e krevatit ku flinin. U panikos për pak, por fjeti sërish. Ditën tjetër, kur po paketonte gjërat e fundit para zhvendosjes, iu kujtua i shoqi dhe për kureshtje, kontrolloi shtratin. Pikërisht në vendin ku i tha dhe gjeti  me qindra dollarë të fshehur!  Gruaja betohej se nuk dinte asgjë për ato kursime dhe do ta shiste shtëpinë bashkë me paratë e të shoqit.”