FOTO QË BËRI XHIRON E RRJETIT/ Gjyshërit takohen me mbesat përmes një xhami – AlpeGossip
FOTO QË BËRI XHIRON E RRJETIT/ Gjyshërit takohen me mbesat përmes një xhami

FOTO QË BËRI XHIRON E RRJETIT/ Gjyshërit takohen me mbesat përmes një xhami

Pandemia që po kalojmë tani do të na lërë me disa imazhe të tmerrshme që më vonë do t’I shohim në librat e historisë.

Por ajo do të na lërë dhe foto mfat prekëse që na shtojnë edhe më shumë keqardhjen për vuajtjet që njerëzimi po kalon tani.

Një prej tyre është fotoja që shfaq dy gjyshër që takohen me mbesat e tyre përmes një xhami ndarës.

Imazhi na tregon dy vajza të vogla në njërën anë të një dere xhami dhe gjyshërit e tyre në anën tjetër.

Fotoja u postua ditën e enjte dhe tashmë është bërë virale.

Si shumë familje të tjera, edhe kjo është ndarë nga koronavirusi. Të dy gjyshërit janë 81 vjecc dhe janë kështu tejet të rrezikuar nga sëmundja infektive.

Për këtë arsye ata janë izoluar dhe nuk munden të takohen me mbesat e tyre.

Por dashuria e ka gjetur një rrugë dhe kjo foto virale e tregon këtë më së miri.