VJEHRRA QË TË GJITHË DO TË DONIN/ Ja çfarë bën mamaja e Anwar për Dua Lipën (FOTO) – AlpeGossip
VJEHRRA QË TË GJITHË DO TË DONIN/ Ja çfarë bën mamaja e Anwar për Dua Lipën (FOTO)

VJEHRRA QË TË GJITHË DO TË DONIN/ Ja çfarë bën mamaja e Anwar për Dua Lipën (FOTO)

Një muaj më parë, këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa bëri publike lidhjen me modelin e njohur Anwar Hadidi i cili është tre vjet më i vogël se ajo. Siç dihet Anwar është vëllai i dy supermodeleve të njohura Gigi dhe Bella Hadid dhe vjen nga një familje shumë e njohur në të gjithë botën.

Ndonëse në fillim ata u përpoqën ta mbanin lidhjen të fshehtë, marrëdhënia e tyre u bë publike dhe më pas familjare duke qenë se Dua e solli Anwar së bashku me familjen e saj në Kosovë. Siç duket edhe Anwar e ka prezantuar këngëtaren me familjen pasi me rastin e ditëlindjes së saj Gigi e uroi bukuroshen shqiptare, ndërkohë së fundmi edhe nëna e modelit, Yolanda, ka dy fjalë për 24 vjeçaren.

Yolanda ka publikuar një foto të Duas dhe Anwar në Instastory dhe pranë saj ka shkruar: “E bukura Dua Lipa. Gëzuar ditëlindjen”, duke zbuluar kështu se marrëdhëniet mes tyre janë shumë të mira.