ISH-MIKESHAT NJËSOJ/ Cila kopjoi tjetrën? Tuna dhe Nora bëjnë XING me fustanet – AlpeGossip
ISH-MIKESHAT NJËSOJ/ Cila kopjoi tjetrën? Tuna dhe Nora bëjnë XING me fustanet

ISH-MIKESHAT NJËSOJ/ Cila kopjoi tjetrën? Tuna dhe Nora bëjnë XING me fustanet

Nora Istrefi dhe Tuna janë dy nga këngëtaret më të njohura të publikut shqiptar.

Bukuroshet dihen të kenë qenë mikesha të mira vite më parë pasi shfaqeshin sëbashku në shumë dalje publike duke shijuar jetën e natës e shumë evente të tjera. Prej disa kohësh gjërat kanë ndryshuar, Tuna dhe Nora nuk flasin më me njëra-tjetrën e madje përflitet të ketë ndodhur dhe një sherr mes tyre, gjë e nënkuptuar nga intervistat e shumta të dhëna prej bashkëshortit të Norës, Robert Berishës.

Krisjet mes bukurosheve nisën kur Tuna filloi të shoqërohej e më pas u martua me Patris Berishën, vëllain e Robertit. Edhe më sot këngëtaret nuk dihen të kenë më kontakt me njëra-tjetrën.

Por pavarësisht distancës së tyre prej kohës, disa gjëra akoma i bëjnë njësoj. Në fotot e fundit të bukurosheve vëmendjen na e ka marrë vetëm diçka. Veshja e njejtë. Tuna dhe Nora shfaqen të veshura me të njejtin fustan dhe ne tani nuk dimë çfarë të mendojmë. Ka kopjuar Nora Tunën apo e anasjellta?

E megjithse Tuna është e para që ka postuar foto me këtë veshje në Instagramin e saj, ne po preferojmë të mendojmë që ish-mikeshat kanë akoma të njejtën shije për veshje.

Tuna Sejdi

Nora Istrefi

/AlpeGossip.al