NUK KA LIDHJE ME JETËN TIME PERSONALE/ Lindsay Lohan së shpejti me një “reality show” – AlpeGossip
NUK KA LIDHJE ME JETËN TIME PERSONALE/ Lindsay Lohan së shpejti me një “reality show”

NUK KA LIDHJE ME JETËN TIME PERSONALE/ Lindsay Lohan së shpejti me një “reality show”

Aktorja e njohur, Lindsay Lohan ka bërë me dije së fundmi se do të nisë bashkëpunimin me ‘MTV’ për të sjellë një ‘reality show’. 32-vjeçarja ka pranuar se në asnjë rast nuk do flasë për jetën e saj private dhe historitë e dashurisë. “Po e bëj të qartë që tani, ‘Lindsay Lohan’s Beach Club’ nuk ka të bëj me jetën time dashurore dhe nuk do të ketë asnjë detaj për të”,-u shpreh aktorja në një emision radiofonik.

Më tej ajo theksoi se momentalisht nuk ka kohë për të patur një marrëdhënie, por bëri të ditur se meshkujt që i pëlqejnë janë biznesmenët që nuk kanë rrjete sociale. ‘Reality show’ që Lindsay do drejtojë ka në qendër vetë aktoren teksa qëndron në shoqërinë e personazheve të tjerë publikë në plazh.

Kujtojmë se ky do te jetë një rikthim i mirëfilltë i aktores në televizion, pas një mungese të gjatë.