Meghan Markle për pak u rrëzua para të gjithëve dhe reagimi i Harry-t ishte epik (VIDEO) – AlpeGossip
Meghan Markle për pak u rrëzua para të gjithëve dhe reagimi i Harry-t ishte epik (VIDEO)

Meghan Markle për pak u rrëzua para të gjithëve dhe reagimi i Harry-t ishte epik (VIDEO)

Meghan Markle dhe Princ Harry ishin të pranishëm në ceremoninë e dasmës së kushërirës së tij, Celia McCorquodale dhe u bënë pjesë e një skene që po bën xhiron e botës. Të sapomartuarit u shfaqën të kapur për dore dhe teksa po ecnin në bar në një moment Meghan rrëshkiti dhe për pak u rrëzua.

Mirëpo Princ Harry u tregua i shkathët duke ia mbajtur dorën fort dhe duke shmangur një incident që do ta bënte Meghan-in gazin e botës. Megjithëse po kujdesej që bashkëshortja e tij të ruante ekuilibrin Harry nuk rrezistoi dot pa qeshur. Gjithashtu edhe Meghan, në një video të publikuar nga “Daily Mail”, shihet duke qeshur me atë që i ndodhi.

Çifti mbretëror u shfaqën në këtë ceremoni plot stil dhe tërhoqën vëmendjen e të gjtihëve. Meghan kishte veshur një fustan të lirshëm ngjyrë bojëqielli dhe mbante një kapele sikurse është edhe tradita mbretërore, si dhe një palë këpucë të bardha. Ndërsa Princ Harry ishte veshur si gjithmonë me një kostuam që e tregonte mjaft elegant.