KËRCËNIME DHE PËRNDJEKJE/ Nga Aida Shtino deri tek Luana, ja VIP-at që ju është rrezikuar jeta! – AlpeGossip
KËRCËNIME DHE PËRNDJEKJE/ Nga Aida Shtino deri tek Luana, ja VIP-at që ju është rrezikuar jeta!

KËRCËNIME DHE PËRNDJEKJE/ Nga Aida Shtino deri tek Luana, ja VIP-at që ju është rrezikuar jeta!

Të gjithë e dimë që vipat pa fansat nuk mund të kenë sukses. Janë ata që i “ngrejnë” në të gjitha kuptimet. I japin like, i mbështesin, i ndjekin nëpër evente të ndryshme, krijojnë faqe për ta, gjithashtu janë dhe burim të ardhurash. Por gjithsesi, dashuria e fansave ndaj vipave kalon dhe në ekstrem. Ka ndodhur shpesh që ata të kthehen dhe në të fiksuar dhe të përndjekin vipat kudo.

Ka disa raste në showbizin shqiptar që Vipat janë përndjekur nga fansat, por ka dhe nga ato raste kur ata janë kërcënuar me jetë, ose jeta e tyre është vënë në rrezik prej tyre.

Po nisim nga rasti i djeshëm ku një nga moderatorët e Top Channel, tregoi se është kërcënuar me jetë pas publikimit të këngës së tij. Kelvi Kadilli ka qenë i ftuar të shtunën në emisionin “Thumb”. Pak ditë më parë ai ka publikuar klipin “Vajzat e Fshatit” dhe përveç përgëzimeve ka patur edhe nga ata që e kanë kërcënuar me jetë.

“ Kam marrë kërcënime për jetën: Po të pashë në rrugë do të vras… Inati i njerzve ndaj meje është i tmerrshëm. Nuk kam frikë nga asgjë se nga Instagrami nuk të vret njeri. Kënga ime po s’të pëlqeu mos e dëgjo. “,- ka rrëfyer Kelvi duke treguar se pavarësisht kërcënimeve ai nuk ka frikë dhe nëse dikujt nuk i pëlqejnë ai dhe kënga e tij atëherë thjesht mos ta dëgjojë.

Aida Shtino ka gati 3 vite që nuk është shfaqur në ekran. E ftuar në emisionin Pasdite në Top-Channel Aida ka treguar rreth vështirësisë që haste gjatë emisionit “Njerëz të humbur”.

Aida theksoi se historitë e njerëzve “Njerëz të humbur” e kishin bërë njeri më të mirë, por gjithashtu tregoi se ka pasur edhe kërcënime.

“Kam marrë kërcënime, sidomos kur kërkonim vajza të humbura, pasi hasnim në rrjete trafikantësh. Një herë, në zyrë më kishte ardhur një letër ku shkruhej se vajza që kërkonim ndodhej në adresën e shtëpisë sime. Aty u alarmova dhe kam njoftuar policinë”, kujtoi Shtino.

Psikologia e mirënjohur Jorida Rustemi ka bërë një kallëzim në polici se po përndiqej dhe kërcënohej nga një 26-vjeçar (mosha në atë kohë), Kreshnik Mehmetaj. Sipas kallëzimit, ai e kishte shantazhuar me qëllim shtrëngimin për bashkëjetesë dhe marrëdhënie intime me të.

“Që nga shtatori i vitit 2012, i dyshuari Mehmetaj i ka telefonuar, i ka dërguar mesazhe me telefon dhe email-e Jorida Rustemit, të cilat janë deklaruar si shqetësuese nga ana e saj. Kjo për arsyen se, përveç komplimenteve për pamjen e jashtme dhe paraqitjen në publik, personi në fjalë i ka propozuar edhe për bashkëjetesë e martesë. Nga deklarimet që Jorida ka bërë në Polici, del se Mehmetaj kishte tentuar disa herë që ta takojë në zyrën e saj në Tiranë, po ajo nuk pranuar”, shkruhej në kallëzimin e asaj kohe.

“Kjo që po më ndodh mua është një situatë e tmerrshme dhe shumë e sikletshme, të cilën uroj që ju të mos e provoni asnjëherë”, u shpreh Jorida Rustemi në atë kohë.

Kreshniku u dënua me 3 ditë heqje lirie, por pas lirimit në formë hakmarrje ai nisi nga e para të gjitha veprimet shqetësuese për psikologen Rustemi.

Ai u dënua në dhjetor të 2013-s me 6 muaj burg, por në të njëjtin vendim gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe e la atë të lirë me kusht për një periudhë dyvjeçare.

“Zyshe, o të hënksha zemrën. M’u bëre ferr. Herën tjetër do të të puth në mes të rrugës, se ndryshe nuk merr vesh ti. Ahh të vdes unë për ty, ishe bërë si 19 vjeçe. Më flisje dhe usa. Vetëm ruhu nga akrepat se mos të bezdisin. Më ke gjithmonë nga mbrapa se do na hapësh punë, do qëllojmë ndonjërin, mos u ekspozo shumë”, ky është një prej mesazheve të marra nga psikologia.

 

Një nga rastet që bëri më shumë bujë në përndjekjen e të famshmeve ishte ai i Luana Vjollcës.

Fansi i çmendur 32-vjeçar Besmir Lila, e ka përndjekur prezantuesen e njohur, për gati një vit. Gjendja agravoi në atë pikë, sa më 12 prill të këtij viti ai u përplas me të dashurin e saj Krenar Çoçajn me grushte, pasi ky i fundit i erdhi në ndihmë Luanës. Historia e përndjekjes së Luana Vjollcës nga Besmir Lila bëri bujë.

Çështja e saj u dërgua në gjykatë dhe gjatë gjykimit u publikuan mesazhet me përmbajtje imponuese dërguar në numrin personal të moderatores. Sipas vendimit, Luana u përndoq sistematikisht nga Lila, në mënyra të ndryshme. Ai i ka dërguar lule, mesazhe me foto në celular dhe ndjekje fizike. Besmir Lila u dënua me 6 muaj heqje lirie në fund të korrikut, por përfitoi ulje të një të tretës së dënimit nga gjykimi i shkurtuar. Ky ishte dhe rasti më ekstrem i serialit të djemve të fiksuar pas Luanës ndër vite.

Përgatiti AlpeNews.al