E PYESIN PËR DIAMANTET DHE TUFAT ME EURO/ Ja si përgjigjet “Gangsterrja e Elbasanit” (FOTO) – AlpeGossip
E PYESIN PËR DIAMANTET DHE TUFAT ME EURO/ Ja si përgjigjet “Gangsterrja e Elbasanit” (FOTO)

E PYESIN PËR DIAMANTET DHE TUFAT ME EURO/ Ja si përgjigjet “Gangsterrja e Elbasanit” (FOTO)

Trejsi Sejdini do të përfaqësojë vendin tonë në “Miss Universe 2018” në Amerikë, kompeticion ky që do të mbahet më 17 dhjetor. Bukuroshja nga Elbasani është kthyer në një nga vajzat më të komentuara të shoëbizz-it, fillimisht pas videove ku bënte sherr e më pas tërhoqi vëmendjen me fotot dhe videot provokuese e shpesh herë është thirrur si “Gangsterja e Elbasanit”. Mirëpo siç duket Trejsit nuk i pëlqen ky epitet dhe këtë e tregoi në një intervistë për panoramaplus ku u pyet “Je komentuar deri tani si “gangsterja” e Elbasanit. Je vërtet e tillë, apo tashmë ke ndryshuar?”

Ky epiteti më ka shoqëruar gjatë dhe të them të drejtën nuk është në shijet e mia. Dua të cilësohem si Trejsi që është përkushtuar në këtë kompeticion me gjithë qenien e saj për të zënë një ndër vendet më të mira.

Të tundojnë diamantet dhe kartëmonedhat euro ashtu siç je komentuar në disa media online?

Nuk besoj se ka njeri që nuk i pëlqejnë gjërat materiale, por nuk mendoj se janë prioritetet e mia aktualisht. Mendoj se përfaqësimi i duhur në “Miss Universe” do më ndihmojë në shumë aspekte dhe modelingu do jetë ndër impenjimet e mia kryesore.