SI DY SHOQE/ Kiara Tito prezanton për herë të parë mamanë e saj - AlpeGossip
SI DY SHOQE/ Kiara Tito prezanton për herë të parë mamanë e saj

SI DY SHOQE/ Kiara Tito prezanton për herë të parë mamanë e saj

Megjithëse ka folur shpeshherë në ekran lidhur me jetën e saj private, nuk i mbushin gishtat e njërës dorë rastet kur Kiara Tito ka ndarë me publikun pjesëtarët e familjes së saj.

Mirëpo, me rastin e ditëlindjes së mamasë së saj, Kiara e ka bërë një përjashtim.

Ajo na ka prezantuar në InstaStory me të ëmën, duke i uruar asaj ditëlindjen krahas fotos ku kanë pozuar së bashku.

Mamaja e Kiarës është një bjonde elegante me sytë e shkruar dhe dy vajzat duken më shumë si shoqe sesa si nënë e bijë.

“Gëzuar ditëlindjen mami”- shkruan moderatorja krahas postimit të saj, duke e shoqëruar me një zemër të kuqe.

Shumë shpejt, Kiara do t’i rikthehet ekranit me një emision të ri kushtuar tërësisht modës, i cili do të titullohet “Style Star Show”.

Programi do të transmetohet në “Abc News”, ndërsa ende nuk është bërë publike data zyrtare e nisjes së tij.