“ASNJË BURRË NUK MERR VENDIM PËR TRUPIN E GRUAS”/ Dua Lipa del hapur pro abortit – AlpeGossip
“ASNJË BURRË NUK MERR VENDIM PËR TRUPIN E GRUAS”/ Dua Lipa del hapur pro abortit

“ASNJË BURRË NUK MERR VENDIM PËR TRUPIN E GRUAS”/ Dua Lipa del hapur pro abortit

Dua Lipa u shpreh publikisht kundër ilegalizimit të abortit, që u firmos sot nga guvernatori i Alabama-s Kay Ivey.

Në vazhdën e protestave të shumta kundër heqjes së lirisë së grave për të abortuar, këngëtarja postoi në Instagram një imazh të posterit: “Mbajeni abortin të ligjshëm”, ndërsa komentoi gjatë për çështjen duke e quajtur një dhunim të të drejtave të gruas.

“Jo se është trupi yt. Jo se është zgjedhja jote. S’ka nevojë për asnjë lloj justifikimi. Asnjë burrë nuk duhet të ketë të drejtë të marrë një vendim kaq të rëndësishëm për trupin e gruas.

Si është e mundur që aborti ndalohet përpara armëve? Të drejtat tona duhen dëgjuar. Dhe ne kemi të drejtën për t’u revoltuar. Keni gjithë mbështetjen time nga ana tjetër e oqeanit. Solidarizohem me motrat e mia.”

Dua Lipa nuk është e vetmja artiste e njohur që ka dalë kundra  ligjit që ndalon abortin.

Mandatory Credit: Photo by ETIENNE LAURENT/EPA-EFE/REX/Shutterstock (10118808ed)
Lady Gaga arrives for the 91st annual Academy Awards ceremony at the Dolby Theatre in Hollywood, California, USA, 24 February 2019. The Oscars are presented for outstanding individual or collective efforts in 24 categories in filmmaking.
Arrivals – 91st Academy Awards, Los Angeles, USA – 24 Feb 2019

Pak ditë më parë, Lady Gaga shkruajti në Twitter se ky ligj, i dukej i padrejtë.

“Të ndalosh abortin në Alabama është një dhunim, dhe më e urryeshme akoma është se përfshin edhe ato gra që janë përdhunuar, që përjetojnë incest me dëshirë ose jo.

Ç’është kjo që doktorët që bëjnë aborte penalizohen më shumë se përdhunuesit? Është një tmerr dhe lutem për ato gra e vajza që po vuajnë në duart e këtij sistemi.”

View image on Twitter

Rasti i Alabama-s i paraprin një sërë ligjvënësish në të gjithë Amerikën, që po përpiqen të shtrëngojë abortin, me masa të ndryshme.