U MARTUA ME ADRIAN GAXHËN? Mimoza Shkodra tregon pse bëri dasëm aq të madhe – AlpeGossip
U MARTUA ME ADRIAN GAXHËN? Mimoza Shkodra tregon pse bëri dasëm aq të madhe

U MARTUA ME ADRIAN GAXHËN? Mimoza Shkodra tregon pse bëri dasëm aq të madhe

Mimoza Shkodra i la të gjithë pafjalë ndjekësit e saj ditën e djeshme për dy arsye. E para sepse i mahniti e veshur si nuse me fustanin e bardhë stil princeshash dhe kurorën mbi kokë.

Dhe e dyta nuk po kuptonim se çfarë po ndodhte, pasi Mimoza u shoqërua e kapur dorë për dore me Adrian Gaxha përpara të ftuarve, të cilët ishin të gjithë këngëtarë shqiptarë.

Pasi u mrekulluam dhe ngelëm të habitur në të njëjtën kohë, këngëtarja e njohur shqiptare vendosi që të tregonte të vërtetën dhe të na shuante të gjithëve kuriozitetin.

E pyetur nga redaksia e “iconstyle.al”, Mimoza tregoi se nuk ishte një dasmë e vërtetë, por e gjithë situata ishte sajuar për xhirimet e një programi.

“Është vetëm për xhirimet e Vitit të Ri. Do ta shohin të gjithë në programin që do të shfaqet natën e ndërrimit të viteve ‘Op Op Labi Party’”, tregoi këngëtarja.