Rezarta Shkurta është shumë aktive në rrjete sociale ku së fundmi ka bërë një deklaratë të papritur për emrin e saj. “Kam gjithë jetën që mbaj një sekret dhe më në fund e ndjej se ka ardhur momenti ta ndaj me ju. Unë nuk quhen Rezarta, emri im i vërtetë është Natasha from Russia”, është shprehur ajo.
Shumica e ndjekësve e kanë besuar, mirëpo më vonë Rezarta ka sqaruar se ishte një shaka e bazuar në lajmet e fundit për spiunët rus në Shqipëri.
“Pjesa më qesharake është që shumica e ka besuar! Qetësohuni njerëz, nuk quhem vërtetë Natasha! Ishte një shaka frymëzuar nga lajmet e sotme për spiunët rusë në Shqipëri”, ka shkruar ajo.