Aurela Gaçe është një nga këngëtaret më të dashura për publikun e të gjithë trojeve shqiptare e cila ka qenë gjithnjë në vëmendjen e mediave si për jetën profesionale, projektet e reja, ashtu edhe për jetën personale.
Nga martesa me Skerdin, Aurela ka dy vajza, Grace dhe Abigail me të cilat postonherë pas here foto e video në rrjete sociale duke ia ëmbëlsuar ditën ndjekësve.
Ditën e sotme këngëtarja ka treguar me anë të një fotoje të postuar në Instastory, një varëse të bërë nga Grace sipas të cilës kjo është “zemër e dashuruar që të shikon”.
“Po çfarë domethënë e dashuruar?”, e ka pyetur Aurela të bijën. “Domethënë që je e martuar i është përgjigjur Grace.