ERA ISTREFI/ Prestigjozja “Spindle” i kushton një artikull këngëtares – AlpeGossip
ERA ISTREFI/ Prestigjozja “Spindle” i kushton një artikull këngëtares

ERA ISTREFI/ Prestigjozja “Spindle” i kushton një artikull këngëtares

Nuk kanë të ndalur sukseset për këngëtren shqiptare që tanimë është me famë ndërkombëtare.

Revista prestigjioze britanike “Spindle” i ka kushtuar një artikull këngëtares shqiptare me famë botërore, Era Istrefi. Në këtë artikull në të cilën ajo gjithashtu është intervistuar, shkruan se ky ishte viti i Era Istrefit e cila po shkëlqen si dritë në morinë e këngëve të tregut muzikor.

Era ka rrëfyer edhe një herë për eksperiencën e saj në “Kupën e Botës”, për bashkëpunimin e sukseshëm si kolegë me Will Smith, Diplo dhe Nicky Jam ndërkohë që ka folur edhe për dy hitet e saj muzikore, “Prisoner” dhe “Oh God”.
Gjithashtu ajo ka shprehur dëshirën për të patur një bashkëpunim muzikor me Lil Uzi apo Cardi B pasi krahas muzikës ‘reggaeton’ ajo është e dashuruar edhe me atë ‘hip-hop’.