RIKTHIMI NË MUZIKË I TUNËS/ Së shpejti bashkëpunim të fuqishëm me artistin e njohur – AlpeGossip
RIKTHIMI NË MUZIKË I TUNËS/ Së shpejti bashkëpunim të fuqishëm me artistin e njohur

RIKTHIMI NË MUZIKË I TUNËS/ Së shpejti bashkëpunim të fuqishëm me artistin e njohur

Prej disa kohësh Tuna i ishte shkëputur muzikës dhe skenës për t’ju përkushtuar djalit të saj Tianit, por pak javë më pare ajo u rikthye me një hit mjaft të fuqishëm ‘Chonga’.

Dhe mund të themi se ishte një sukses i vërtetë.

Na kishte marrë malli vërtet për Tunën në muzikën shqiptare, dhe suket se këngëtarja e ka kuptuar këtë dhe tani po i përkushtohet vërtet shumë projekteve muzikore të cilat nuk paskan të ndalur.

Burime për Prive kanë bërë të ditur se artistja ka përgatitur një projekt në bashkëpunim me këngëtarin Seven Saraqi dhe këto ditë nisin xhirimet e videoklipit.

Edhe në projektin e fundit Tuna ka bashkëpunuar me Seven, dhe nëse e keni vënë re artisti këndon një pjesë të shkurtër të këngës së saj.

Kështu do të presim me padurim, duke dëgjuar ‘Chonga’ derisa dyshja të publikojë projektin e tyre që me siguri do të jetë një ‘hit’ i vërtetë.