Pak orë më parë, përmes një postimi në Instagram, Renato Mekolli tregoi se në puntatën e sotme të “Hell’s kitchen”, një nga konkurrentet përfundon në spital. Duke mos dhënë më shumë detaje se çfarë ka ndodhur, Mekolli i bëri të gjithë kuriozë. Pas transmetimit të puntatës së sotme të “Hell’s kitchen” në Top Channel, është mësuar se vajza e cila ka përfunduar në spital është Xhesi. Konkurrentja u dogj me vaj të nxehtë në këmbë javën që lamë pas, një incident ky shumë i dhimbshëm. Pamjet nga momenti kur Xhesi dërgohet në spital i ka publikuar edhe shef Renato e mund t’i ndiqni më poshtë.
https://www.instagram.com/p/CHQ2g1cjmz4/
Kujtojmë që Xhesi u dogj me vaj teksa gatuante. Në puntatën e kaluar ajo shpërtheu në lot nga dhimbja teksa një tjetër konkurrente kujdesej për të.