PËRLOTET BRUNILDA LAHE/ Shoqet e ngushta e surprizojnë në mes të emisionit (VIDEO) – AlpeGossip
PËRLOTET BRUNILDA LAHE/ Shoqet e ngushta e surprizojnë në mes të emisionit (VIDEO)

PËRLOTET BRUNILDA LAHE/ Shoqet e ngushta e surprizojnë në mes të emisionit (VIDEO)

Moderatorja e njohur Brunilda Lahe është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë me një vajzë. Këtë të mërkurë ajo ishte e ftuar në emisionin ‘Soiree’ në Top Channel nga Jonida Shehu, dhe ka folur për ndjesitë që i ka dhuruar shtatzënia, si po e përjeton e shumë të tjera.

Gjatë mbrëmjes u zhvillua dhe një festë për vogëlushen që do të vijë në jetë. Mikeshat e saj të zemrës në bashkëpunim me stafin e ‘Soiree’ i organizuan moderatores një ‘Baby Shower’ surprizë. Të pranishëm ishin dhe motra e saj, kolegët e punës etj. Ajo ka ngelur e habitur pasi nuk ia priste mendja që festën e bebit ta realizonte në një emision.

Brunilda është prekur shumë nga surpriza dhe sidomos kur në studio ka ardhur shoqja e saj e ngushtë, Nertila Fisheku. Sapo moderatorja e ka parë, nuk i ka ndalur dot lotët.