PREJ MUAJSH LARG EKRANIT DHE RJETEVE SOCIALE/ Rikthehet më në fund Rina Balaj, sa paska ndryshuar (FOTO) – AlpeGossip
PREJ MUAJSH LARG EKRANIT DHE RJETEVE SOCIALE/ Rikthehet më në fund Rina Balaj, sa paska ndryshuar (FOTO)

PREJ MUAJSH LARG EKRANIT DHE RJETEVE SOCIALE/ Rikthehet më në fund Rina Balaj, sa paska ndryshuar (FOTO)

Prej më shumë se një muaji Rina Balaj qëndroi larg ekranit e rrjeteve sociale. Ishte motra e saj, Rudina që bëri të ditur se Rina po merr një pauzë nga muzika. Gjatë kësaj kohe Rina ka vazhduar të jetë shumë e komentuar, sidomos për shkak të çështjes së Instagramit të saj.

Profili i saj në Instagrami tani i përket “On Records” dhe familjarët e reperes bashkë me fansat nënshkruan një peticion për ta rikthyer. Megjithatë Rina nuk ka mundur ta rimarrë Instagramin e saj dhe ka hapur një të ri.

Ka qenë reperi Sinboy që ka bërë të ditur se Rina ka hapur një Instagram të ri i cili mban emrin “isyourgirlrina”. Në profilin e ri në Instagram, reperja ka postuar vetëm një foto ku shfaqet me flokë rozë dhe shkruan: “Instagram i ri, a ju mungova?”

Rina po rikthehet edhe në muzikë sepse ajo dhe Sinboy po sjellin një projekt të ri bashkë të quajtur “Tetancion”.