“I VURI QËLLIM VETES!” Si u njoh Jona Spahiu me bashkëshortin Frenkli, që e ndiqte kudo – AlpeGossip
“I VURI QËLLIM VETES!” Si u njoh Jona Spahiu me bashkëshortin Frenkli, që e ndiqte kudo

“I VURI QËLLIM VETES!” Si u njoh Jona Spahiu me bashkëshortin Frenkli, që e ndiqte kudo

Moderatorja shqiptare Jona Spahiu ka treguar sesi është njohur me bashkëshortin në ambientet e punës.

E ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Soirée”, ajo ka treguar fillimet e njohjes me Frenkli Ymerin në punë, madje bekon atë që e çoi në Digitalb ku në këtë mënyrë u njoh me partnerin.

Po kush e hodhi hapin i pari?

“Frenkli normalisht. Kush do ta besonte prej meje që Jona e rezervuar të hidhte hapin e para”, është shprehur Jona Spahiu.

“Ti kishe kuptuar gjë?”, e pyet më tej Jonida Shehu.

“E kisha kuptuar pak sepse e shihja shpesh në punë kur ai s’duhet të ishte në punë në fakt dhe se dija se çfarë bënte aty rreth e rrotull, paradite, pasdite, kishte emision, s’kishte emision, kishte ndeshje, s’kishte ndeshje. Unë përplasesha me të tek garderoba, tek grimi, nëpër shkallë. Ishte e çuditshme, si ka mundësi po më ndodh.”, ka treguar Jona.

Gjatë intervistës, Jona ka treguar se ajo ishte një qëllim që ai i kishte vendosur vetes dhe që e arriti.

“Frenkli është natyrë që pak herë i ka ndodhur që të mos i arrijë gjërat që do. Po i vuri një qëllim vetes ia arrin dhe në fund rezultoi që ky ishte një qëllim që i kishte vendosur vetes”, tha Jona Spahiu.

“I bëre të vështirën ti kur e kuptove që ai të pëlqente?” e ka pyetur Jonida Shehu.

“Jo, nuk jam kështu natyre. Nuk e bëra të vështirën sepse ne për një kohë të gjatë në ambjentet e punës jemi frekuentuar si miq. Unë pash shumë vlera edhe asete të atij nga ana njerëzore që më pëlqenin dhe që më bënin të kuptoja që e shijoja kohën me atë”, ka përfunduar Jona Spahiu.