SHERRI I BUJSHËM/ Nora Istrefi flet për herë të parë për marrëdhënien me Tunën – AlpeGossip
SHERRI I BUJSHËM/ Nora Istrefi flet për herë të parë për marrëdhënien me Tunën

SHERRI I BUJSHËM/ Nora Istrefi flet për herë të parë për marrëdhënien me Tunën

Marrëdhënia e Nora Istrefit me Tunën ka qenë shumë e komentuar pas sherrit të bujshëm të Robertit me këngëtaren. Fakti që Tuna dhe Patrisi nuk shkojnë në ditëlindjet e organizuara nga Nora dhe Roberti dhe as këta të fundit nuk shkojnë në festat e Tunës dhe Patrisit tregon se marrëdhëniet mes tyre janë ende të acaruara.

Nora dhe Tuna dikur kanë qenë mikesha të ngushta e fotografoheshin shpesh bashkë në shoqërinë e njëra-tjetrës ndërsa sot përflitet se nuk flasin.

Nora e cila deri më sot kishte qëndruar e heshtur për këtë çështje, e ftuar nesër në “Xing me Ermalin” do flasë për herë të parë.

 

Na mbetet të presim edhe pak për të mësuar se çfarë do thotë Nora për Tunën ekskluzivisht në “Xing me Ermalin”, të shtunën në ora 21:40 në TV Klan.