SUPER BUKUROSHE/ Cindy Marina shpallet fituese e “Miss Universe Albania 2019” (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
SUPER BUKUROSHE/ Cindy Marina shpallet fituese e “Miss Universe Albania 2019” (FOTO+VIDEO)

SUPER BUKUROSHE/ Cindy Marina shpallet fituese e “Miss Universe Albania 2019” (FOTO+VIDEO)

Është mbajtur mbrëmjen e djeshme konkursi i bukurisë “Miss Universe Albania” dhe fituese është shpallur, Cindy Marina. Cindy është pasuesja e Kombëtares së Shqipërisë në volejboll për femra.

 

21-vjeçarja me origjinë shqiptare ka lindur në Çikago të Amerikës ku ka jetuar e ka luajtur volejboll prej vitesh. Vitet e fundit Cindy ka luajtur me Kombëtaren kuqezi.

“Vij në ‘Miss Universe Albania’ sepse ndjej që jam në një moment tjetër përfaqësimi të jetës sime dhe bukuria e vetëbesimi janë dy elemente të rëndësishme që më kanë shoqëruar gjithmonë. E ndjej veten me fat që m’u dha mundësia të vij këtu dhe të konkurroj për një kurorë që shkon përtej estetikës”, ka thënë Cindy.

 

Ndiqni më poshtë momentin kur Cindy mori kurorën.