Dikur e imitonte, sot Rudina Dembacaj i “zë karrigen” ish- Kryetares së Parlamentit: Jozefina pa merak… – AlpeGossip
Dikur e imitonte, sot Rudina Dembacaj i “zë karrigen” ish- Kryetares së Parlamentit: Jozefina pa merak…

Dikur e imitonte, sot Rudina Dembacaj i “zë karrigen” ish- Kryetares së Parlamentit: Jozefina pa merak…

Rudina Dembacaj është aktorja e njohur e humorit e cila e filloi karrierën e saj me rolin e Jozefina Topallit.

Ajo e imitonte aq mirë ish – kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, sa dhe vetë Topalli e ka përgëzuar për aktrimin.

Por veç kësaj ato të dyja janë takuar shpeshherë dhe mund të themi se kanë krijuar miqësi me njëra-tjetrën.

Ndërsa sot Dembacaj ishte e pranishme në një seancë në Parlament, ku bashkë me disa artistë të tjerë ishin mbledhur për nje kauzë në ndihmë të fëmijëve jetimë.

Aktorja ishte ulur në vendin e Kryetarit të Parlamentit dhe në foton e postuar kishte një mesazh për Topallin.

“Zonja Topalli pa merak, u ula unë te ish- vendi jot! Jam e nderuar vërtetë që jam pjesë e kësaj ‘seance’ në Kuvend, ku mund të ngremë zërin për ata, jetimët!”, – ka shkruar aktorja bashkangjitur fotove te postuara.