“Pse më prish emisionin ti ë?”. Ermal Mamaqi i ‘hakërrehet’ keq Luana Vjollcës (FOTO) – AlpeGossip
“Pse më prish emisionin ti ë?”. Ermal Mamaqi i ‘hakërrehet’ keq Luana Vjollcës (FOTO)

“Pse më prish emisionin ti ë?”. Ermal Mamaqi i ‘hakërrehet’ keq Luana Vjollcës (FOTO)

Luana Vjollca dhe Ermal Mamaqi prej disa muajsh kanë shpallur një “luftë” të hapur mes tyre.

Emisionet e tyre “Shiko kush Luan” dhe “Xing me Ermalin” shfaqen në të njëjtin orar prime-time dhe konkurrenca për audiencë është e madhe.

Jo të pakta kanë qenë rastet kur dy moderatorët e njohur e kanë thumbuar njëri-tjetrin publikisht në emisionet e tyre. Së fundmi duket se ka nisur një “sherr” i ri mes tyre.

Këngëtarja Anxhela Peristeri do të jetë sot e ftuar në të dy emisionet. E para që ka paralajmëruar se këngëtarja do të jetë në emisionin e saj ka qenë Luana nëpërmjet një video prezantuese të emisionit në “Instagram”.

Ndërsa dje, Ermal Mamaqi , siç e ka zakon i ka ftuar fansat t’i bëjnë pyetje këngëtares së njohur që do të jetë e fatura speciale e emisionit të tij. Mes qindra komenteve spikat edhe ai i Luana Vjollcës.

Pasi ta shohin te mua nesër”, komenton Luana.

Nuk ka vonuar as përgjigjja e Ermalit, i cili me humor i kërkon Luanës të mos ia prishi emisionin.

Luana Vjollca e morëm vesh që ka qenë te ty. S’ka nevojë të na prishësh emisionin”, shkruan Ermali.