Domenika ka qenë shumë e njohur dikur me pjesëmarrjen në “Big Brother” dhe lidhjen me Seldin. Ata kanë qënë një nga çiftet më të përfolura, por disa kohë pas daljes nga shtëpia e famshme të dy i dhanë fund raportit sentimental duke vazhduar jetët respektive.
Ndërkohë që Seldi sot është i fejuar me Mimoza Shkodrën, po Domenika çfarë bën dhe ku po jeton?
Ish-banorja vazhdon të jetojë në Romë ku edhe u transferua pak kohë pas përfundimit të lojës së ‘BBA’. Ajo është bërë nënë në vitin 2015 e një vogëlushi të adhurueshëm që e ka pagëzuar me emrin John.
Ajo ndan me fansat vazhdimisht foto me të birin si këto të fundit ku janë duke kaluar momente të këndshme në bregdet.