U BËNË PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Kledi Bahiti dhe Pejana Elezi prezantojnë djalin dhe na tregojnë me këto FOTO portretin e bukur familjar – AlpeGossip
U BËNË PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Kledi Bahiti dhe Pejana Elezi prezantojnë djalin dhe na tregojnë me këto FOTO portretin e bukur familjar

U BËNË PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Kledi Bahiti dhe Pejana Elezi prezantojnë djalin dhe na tregojnë me këto FOTO portretin e bukur familjar

Kledi Bahiti dhe partnerja e tij, Pejana Elezi, u bënë prindër për herë të parë në muajin tetor. Dyshja u bekuan me një djalë, të cilin vendosën ta quajnë Gred. Ndryshe nga çiftet e tjera Kledi dhe Pejana nuk kanë dashur ta mbajnë për shumë gjatë të fshehtë portretin e të voglit, ndaj kanë vendosur ta prezantojnë me gjithë botën.

Çifti kanë dhënë një intervistë për revistën “Bordo” ku kanë pozuar për herë të parë familjarisht me të voglin e tyre. Gred është vetëm 2 muajsh dhe është ende e vështirë për të kuptuar kujt i ngjason më shumë, por ai duket një fëmijë mjaft i shëndetshëm. Ata të tre kanë pozuar përpara një pemë Krishtlindjeje të zbukuruar dhe padyshim që këto do të jenë festat më të bukura për ta.

Kledi dhe Pejana kanë kohë që jetojnë një histori të bukur dashurie, por lidhja mes tyre u bë publike në muajin mars të këtij viti. Si fillim mediat zbuluan se dyshja kishin nisur bashkë një histori të bukur dashurie dhe më pas ishin vetë ata që e konfirmuan këtë gjë.