“PSE DUHET TË SILLEMI SI KAFSHË TË DJEGIM E…”/ Reagon Jonida Maliqi pas protestës së dhunshme: Ishte e tmerrshme… – AlpeGossip
“PSE DUHET TË SILLEMI SI KAFSHË TË DJEGIM E…”/ Reagon Jonida Maliqi pas protestës së dhunshme: Ishte e tmerrshme…

“PSE DUHET TË SILLEMI SI KAFSHË TË DJEGIM E…”/ Reagon Jonida Maliqi pas protestës së dhunshme: Ishte e tmerrshme…

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë ka ngritur në këmbë popullin shqiptar dhe një protestë e dhunshme u mbajt mbrëmë në kryeqytet.

Kërkimi i drejtësisë përshkallëzoi në dhunë mes qytetarëve dhe forcave të policisë, ndaj këngëtarja Jonida Maliqi ka dhënë një mesazh për këtë kaos të krijuar.

Jonida i kërkon qytetarëve të shmangin dhunën dhe të protestojnë paqësisht, sepse ajo e natës së mbrëmshme ishte një sjellje prej huliganësh.

“Ishte e tmerrshme ajo që i ndodhi Klodianit dhe jam e sigurt që drejtësi do të ketë, por pse të sillemi si huliganë në vend që të protestojmë paqësisht? Të djegim, të shkatërrojmë, të sillemi si kafshë…

Kjo nuk është zgjidhje e problemit, kjo është injorancë.”- shkruan Jonida e revoltuar në InstaStory.

Gjithashtu moderatorja Fjoralba Ponari dha një mesazh të njëjtë për dhunën e përdorur gjatë protestës, duke u shprehur se nuk ishte aspak dakord.

“Dhuna gjeneron dhunë”- u shpreh ndër të tjera moderatorja, duke dhënë meazhin që dhuna nuk është zgjidhja e problemit. (Kliko)

25-vjeçari Klodian Rasha u vra nga një efektiv policie në zonën e Laprakës, në rrugën “Dritan Hoxha” rreth orës 1:45 të mëngjesit, ndërsa efektivi Nevaldo Hadëraj është prangosur 12 orë më pas. Polici ishte duke patrulluar në Laprakë, kur ka pikasur të riun i cili ishte duke lëvizur përtej afatit të lejuar nga autoritetet dhe i ka kërkuar të ndalojë. I riu nuk ka pranuar dhe polici e ka ndjekur të riun, e ka qëlluar duke e plagosur me dy plumba, një në kokë dhe një në shpatull.

Klodian Rasha ka ndërruar jetë në spital ndërsa familja mohoi ekzistencën e një arme në dorën e tij. Sipas të dhënave paraprake të ekspertizës, njëri prej plumbave e ka prekur 25-vjeçarin në pjesë e mbrapme të shpatullës dhe kjo i ka dëmtuar organet jetike.