PASI OFENDOI STILISTËT/ Bebe Rexha shprehet e emocionuar: Nuk e prisja të merrja gjithë këtë mbështetje – AlpeGossip
PASI OFENDOI STILISTËT/ Bebe Rexha shprehet e emocionuar: Nuk e prisja të merrja gjithë këtë mbështetje

PASI OFENDOI STILISTËT/ Bebe Rexha shprehet e emocionuar: Nuk e prisja të merrja gjithë këtë mbështetje

Javën e kaluar Bebe Rexha tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me anë të një video të publikuar n ë ‘Instagram-in’  e saj. Bebe shpërtheu në ofendime ndaj të gjithë stilistëve që kishin refuzuar ta vishnin për ‘Grammy Awards’, sepse sipas tyre ajo nuk ka përmasat e një modeleje.

Menjëherë pas videos, këngëtarja me origjinë shqiptare mori mbështetjen e gjithë fansave dhe personazheve të tjerë të njohur. Bebe ka vendosur të flasë për këtë çështje edhe në revistën ‘People’.

“Doja thjesht të ndaja historinë time me të tjerët dhe të tregoja sa e inatosur isha. Asnjëherë nuk e prisja të merrja gjithë këtë dashuri dhe mbështetje”, – ka thënë Bebe.

Ajo ka shtuar se për të është e rëndësishme që veshja e saj ta bëjë të ndihet mirë.

Në ditën e madhe të ndarjes së çmimeve ‘Grammy’, në 10 shkurt, Bebe do të shoqërohet nga familja e saj. “Mami, babi dhe vëllai im do të jenë në tapetin e kuq me mua. I dua të gjithë ata me vete në çdo hap që hedh. Ata kanë qenë pranë meje në çdo moment dhe për këtë gjë dua t’i kem me vete.

Ne do të festojmë, nuk ka rëndësi nëse humbas apo fitoj”, – është shprehur këngëtarja. Bebe Rexha është nominuar në dy kategori, si ‘Artistja më e mirë e re’ dhe për hitin e saj “Meant to be” në bashkëpunim me Florida Georgia Line.