Të jesh më e pasur se Mbretëresha. Ja cila është këngëtarja me pasuri miliarda paund – AlpeGossip
Të jesh më e pasur se Mbretëresha. Ja cila është këngëtarja me pasuri miliarda paund

Të jesh më e pasur se Mbretëresha. Ja cila është këngëtarja me pasuri miliarda paund

Këngëtarja e muzikës pop dhe kompozitorja, Kirsty Bertarelli është ‘kurorëzuar’ si gruaja e tretë më e pasur në Britani dhe ajo ka më shumë para se Mretëresha britanike, J.K Rowling dhe Adele.
46-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj zvicerian Ernesto i lindur në Itali, u futën në listën e Sunday Times Rich List 2018 me një pasuri prej 9. 659 miliardë paund.

Bertarelli u bë miliardere pasi u martua me Ernesto, një manjat i bioteknologjisë, i cili i bleu një super jaht me vlerë 100 milionë paund për ditëlindjen e saj të 40-të.
Por këngëtarja gjithmonë ka dashur të bëhet një yll i popit.

Duke u kthyer pas në vitin 2000, Kirsty bashkë-shkroi këngën ‘Black Coffee’, që vazhdon të mbetet një hit botëror. Më pas ajo publiko 3 albume të sajat.
Albumi ‘Elusive’, hyri në Listat Zvicerane në No20 dhe në vitin 2010 kënga e saj ‘Green’ u zgjodh si himn i Fondit Botëror për Natyrën.
Tani ajo dhe Ernesto, të cilët jetojnë në Zvicër me tre fëmijët e tyre, janë renditur ndër njerëzit më të pasur në botë.