“JEPI MË SHUMË LEKË”/ Parashutisti zbulon shumën “KRIPUR” që biznesmeni i ofroi për t’i kujtuar Donaldit Bora Zemanin – AlpeGossip
“JEPI MË SHUMË LEKË”/ Parashutisti zbulon shumën “KRIPUR” që biznesmeni i ofroi për t’i kujtuar Donaldit Bora Zemanin

“JEPI MË SHUMË LEKË”/ Parashutisti zbulon shumën “KRIPUR” që biznesmeni i ofroi për t’i kujtuar Donaldit Bora Zemanin

Së fundmi, në një intervistë ai zbuloi se iu është ofruar një shumë prej 5.000 euro, për t’i dërguar mesazhe nga ajri aktorit të humorit, Donald Veshaj, në lidhje me ish të dashurën e tij, Bora Zemani.

Parashutisti tha se oferta me çmimin marramendës iu bë nga një biznesmen nga Saranda dhe kur nuk pranoi bashkëshortja e tij, i kërkonte që t’i ofronte më shumë lekë.

Më kanë ofruar edhe 5000 euro. Më erdhi një biznesmen nga Saranda dhe më tha që të bëj një banner të madh me foton e Borës me varësen e Donaldit edhe me shkrimin “Dua Donaldin tim”. Pasi i thashë që nuk e bëj, nusja i thoshte jepi sa më shumë lekë, ndërsa ai më tha që të paguaj 5.000 euro. Nuk është punë lekësh, ai është me dikë tjetër aty. Pse duhet të çoj unë një banderolë që është Bora aty”, tha Arbër Xhaja në “Breaking News”.

Ai theksoi faktin se pavarësisht ofertave që ka marrë nuk është bërë kurrë pjesë e “surprizave” të tilla, pasi kanë të bëjnë me persona që s’janë pjesë e Big Brother dhe janë mesazhe që nuk kanë qëllime të mira.

Mua më vijnë mesazhe pafund në Instagramin tim por unë nuk mund të bëhem pjesë e thashethemeve dhe fansave që nuk kanë lidhje me Big Brother. Nuk ia lejoj dot vetes time. Nuk mund të marr porosi nga fansi i dikujt tjetër dhe mbase ajo vajzë që po lakohet kaq shumë nuk është në dijeni fare. Kjo po krijon urrejtje mes fansave të banorëve”, u shpreh ai.

Ndërsa kritikoi parashutistët që dërguan në BBV banderolën që i kujtonte Donald Veshajt ditëlindjen e Bora Zemanit.

“Pilotët me atë që bënë dje nuk më pëlqyen dje madje i këërkoj falje familjes së Beatriksës. Gjatë gjithë fluturimeve të mia jam munduar që ti seleksionoj kërkesat që të jenë vetëm urime dhe dashamirëse dhe dita e djeshme normal që nuk më ka pëlqyer. Pas gjestit që është bërë dje nuk do të lejohen më fluturimet nnë BBV”, përfundoi Arbër Xhaja.