I KOMENTUAN NË FOTO/ “Zënkë” virtuale mes ish-të dashurit të JLO dhe Alex Rodriguez (FOTO) – AlpeGossip
I KOMENTUAN NË FOTO/ “Zënkë” virtuale mes ish-të dashurit të JLO dhe Alex Rodriguez (FOTO)

I KOMENTUAN NË FOTO/ “Zënkë” virtuale mes ish-të dashurit të JLO dhe Alex Rodriguez (FOTO)

Jennifer Lopez ka publikuar së fundmi në ‘Instagram’ një foto të sajën ku duket shumë tërheqëse dhe në formë. Ajo ka shkruar mbi foto: “Dita e 9-të dhe mezi po pres ditën e 10-të”, duke ju referuar kështu sfidës që këngëtarja nisi duke qëndruar 10 ditë pa marrë sheqerna dhe karbohidrate.

Komentet nga adhuruesit e JLo nuk kanë munguar, por ajo që ka rënë në sy ka qenë komenti i ish partnerit të saj 15 vite më parë, Diddy. “O zot”, ishte komenti i 49-vjecarit, i cili nuk i shpëtoi syrit të mediave të huaja, por jo vetëm.

Menjëherë pas këtij komenti, vijoi Alex Rodriguez, partneri aktual i Jennifer i cili shkruajti mbi foto: “Sa me fat jam”, duke treguar dhe njëherë se JLo tashmë është me të.

Mesa duket Lopez i ka “ngacmuar” të gjithë me këtë foto dhe komentet që vijuan e komplimentonin këngëtaren për format e saj sexy dhe pamjen gjithmonë tërheqëse.