“M’U OFRUA NJË ROL, POR NUK PRANOVA”/ Ami e thotë troç pse nuk merr pjesë në filmat e Ermalit – AlpeGossip
“M’U OFRUA NJË ROL, POR NUK PRANOVA”/ Ami e thotë troç pse nuk merr pjesë në filmat e Ermalit

“M’U OFRUA NJË ROL, POR NUK PRANOVA”/ Ami e thotë troç pse nuk merr pjesë në filmat e Ermalit

Ndonëse prej vitesh qëndron larg ekranit, Amarda Toska vazhdon të pëlqehet nga publiku, të cilët ia kanë ndjerë mungesën shpeshherë. Një ndër pyetjet së cilës i bëhet më shpesh është ajo në lidhje me nëse do të kthehet apo jo në ekran, për të cilën asnjëherë nuk ka dhënë një përgjigje definitive.

Nga ana tjetër, bashkëshorti i saj, aktori i humorit, Ermal Mamaqi është angazhuar prej kohësh në kinematografi.

Së fundmi, Ami ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” ku ka folur dhe për mundësitë e angazhimit si aktore.

“Me thënë të drejtën ka pasur një propozim në filmin e parë për një rol episodik që unë nuk pranova. Kisha arsyet e mia në atë periudhë, isha me vajzën e vogël dhe jo vetëm kjo, por që nuk mendoja që duhet ta luaja atë rol pikërisht në filmin e Ermalit, tek filmi me Elvanën “Dy gisht mjaltë”.”, tha Ami.

Ndërkohë, ajo tregoi më shumë rreth arsyeve pse ajo nuk dëshiron që të jetë protagoniste në filmat e bashkëshortit.

 “Ma kanë bërë shumë shpesh këtë pyetje, pse nuk je në ndonjë nga filmat e Ermalit dhe përgjigja më vjen shumë spontanisht sepse nuk kam pse të jem. Ne e kemi shumë të qartë punë e secilit dhe për më tepër që bashkëshorti ka atë pozicion.

Është dhe producent i filmave të tij dhe nuk do doja kurrë që të merrej si e mirëqenë që Ermali e ka në dorë t’i bëjë filmat vetë, ja tani futi dhe Amin, herën tjetër do jetë dhe djali, kështu që… Unë do e mendoja dy herë një propozim nga Ermali sesa nga dikush tjetër. Por nuk e përjashtoj si mundësi, ai ka atë rrugë, rruga është shumë e gjatë e kinematografisë kështu që nuk i dihet.“, tha Ami.