“Shiko kush Luan” mbrëmjen e sotme ishte një festë e vërtetë, me kartolina, dedikime dhe surpriza. Por nuk mund të mungonin dhe “goditjet” për kolegët, që këtë herë erdhën nga këngëtarja e njohur shqiptare.
Baby G u bë pjesë e lojës “Paint Ball” ku nëpërmjet pushkës së mbushur me bojë, do të përgjigjej duke “goditur” foton e personazheve që kishte përballë. Dhe ajo e tha shumë hapur mendimin e saj.
Baby G tregoi se inatin më të madh e ka me Fjolla Morinën, ndërkohë që si artisten më të mirë ajo zgjodhi Kidën. “Goditi” ish-kolegët e saj të labelit “On records” duke zgjedhur Feron si artistin i cili ka stilin dhe këngët më të dobëta dhe Rinën si këngëtaren e cila duhet të heqë dorë nga muzika. Rikujtojmë që në puntatën e kaluar, Rina e cilësoi si këngëtare të dobët.
Ndërsa për të bërë një bashkëpuni muzikor Baby G zgjodhi Dhurata Dorën.