Moderatorja e njohur sportive, Eva Murati, po vazhdon ende duke shijuar pushimet në këtë muaj gusht.
Murati, gjendet sërish pranë detit, madje në një foto të postuar ditën e sotme në “Instagram”, gjendet me bikini të kuqe, mbi një varkë, e shtrirë dhe me një kapele marinari në kokë.
Me një buzëqeshje në fytyrë, ajo shkruan krah fotos se gjendet ende me pushime, dhe duket se po i shijon tej mase.