2018 ishte një vit i çuditshëm dhe të gjithë biem dakord me këtë. Kjo u pa sidomos në trendet e modës, tek të cilat nuk na shkonte kurrë mendja se do ktheheshin në të tilla. Rikthehemi pak në kohë?
Flokët si vazo lulesh
Lindi si trend nga një youtuber, dhe mjafton të rrotulloni flokët rreth një vazoje dhe të vendosni lule në të. Ju pengon kur kaloni nëpër dyer, por duket bukur.
Thonjtë si dhëmbë
Kjo ishte pikënisja e të gjithë trendeve të çuditshme të thonjve. Thonj me disa shtresa, thonj si merimangë etj etj, por çmimin e më të cuditshmes e mbajnë ato si dhëmbë.
Dhëmbët ylber
Sepse të pasurit dhëmbë të bardhë është thjesht e mërzitshme!
Vetullat aureolë
Edhe pse synonin të na bënin të dukeshim ëngjëllore, aureola në vetulla ishte thjesht e çuditshme dhe ndoshta pak djallëzore.
Gurë në flokë
Trendi fokusohej pikërisht te vija e ndarjes së flokëve që duhet të mbulohej me një varg gurësh. Ndriçim dhe “glamour” na ka shoqëruar përgjatë gjithë vitit edhe në aksesorë dhe veshje.
Vetulla me ngjyra
Pjesërisht apo plotësisht, vetullat me ngjyra të shndritshme nuk ishin më për halloween. I pamë qoftë në pasarela apo tek ato blogere të modës që guxuan pak më shumë dhe e kthyen në trend.
Flokët ylber
Ndonëse në dhjetor, ngjyra e preferuar e flokëve ishte dukshëm roza, gjatë vitit ka pasur shije të tjera. Gjithnjë duke qëndruar te ngjyrat jo të zakonshme, tek ato shumë të çelëta dhe herë herë edhe flokë ylber.
Vetulla si bisht peshku
Epo me vetullat mund të bësh gjithçka, dhe nëse provoje këtë trend ishte e sigurtë që do tërhiqje vëmendje.
Me gjithë këto trende unike, presim se çfarë na ka rezervuar 2019-a.