DO T'JU ËMBËLSOJË DITËN/ Mozzik publikon buzëqeshjen e parë të vogëlushes (FOTO) - AlpeGossip
DO T’JU ËMBËLSOJË DITËN/ Mozzik publikon buzëqeshjen e parë të vogëlushes (FOTO)

DO T’JU ËMBËLSOJË DITËN/ Mozzik publikon buzëqeshjen e parë të vogëlushes (FOTO)

Çifti i njohur i showbizit shqiptarë, Mozzik dhe Loredana Zefi, u bënë prindër për herë të parë vitin që lam pas.

Ata vazhdojnë të jenë tejet aktiv në rrjetet sociale duke publikuar vazhdimisht foto të vogëlushes së tyre Hana.

Madje Mozzik është siguruar që edhe buzëqeshjen e parë të të bijës ta prezantojë me publikun, meqë ky ishte një moment jo pak i lumtur për të. I entuziazmuar Mozzik ka shkruar se mezi po pret që Hana edhe të fillojë të flasë!

“Hahahaha o engjulli jem ❤️ Sa e bukur qenka buzëqeshja e parë e jote ?? Ti je jeta jem komplet ❤️?? Me pa durim po pres me ta ni edhe fjalën e parë prej gojës tënde të vogël”, ka shkruar Mozzik.

Ndryshe reperi është nga ata baballarë modernë që aktivisht janë pjesë e jetës së fëmijëve të tyre, meqë edhe për blerjen e pelenave të vogëlushes kujdeset vet Mozzik – që po del të mos jetë aspak një baba tipik shqiptar që i lë gjithçka që ka të bëjë me fëmijët, në dorë të gruas!