“E KAM ADHURUAR TËRË JETËN”/ Luizi zbulon me kë këngëtar do ketë bashkëpunimin e parë – AlpeGossip
“E KAM ADHURUAR TËRË JETËN”/ Luizi zbulon me kë këngëtar do ketë bashkëpunimin e parë

“E KAM ADHURUAR TËRË JETËN”/ Luizi zbulon me kë këngëtar do ketë bashkëpunimin e parë

Luiz Ejlli edhe brenda shtëpisë së Big Brother nuk e ka fshehur pëlqimin që ka për disa artistë shqiptarë.

Mes tyre ai ka përmendur emra si Elvana Gjata, Noizy apo Getoar Selimi. Madje ka thënë se do dëshironte edhe bashkëpunim me ta.

Së fundmi në një nga party-t e shumta, ku Luizi po bën turin e tij muzikor, ka zbuluar për fansat se me kë do e ketë bashkëpunimin e parë.

“Kam bashkëpunimin e parë, që do jetë me dikë që e kam adhuruar gjithmonë, tërë jetën, me Getoarin,” tha Luizi.