TRAGJEDIA PËRFSHIN SHBA-NË/ Zjarri bëhet shkrumb shuhen 8 fëmijë, midis tyre foshnja 3 muajshe… (FOTO) – AlpeGossip
TRAGJEDIA PËRFSHIN SHBA-NË/ Zjarri bëhet shkrumb shuhen 8 fëmijë, midis tyre foshnja 3 muajshe… (FOTO)

TRAGJEDIA PËRFSHIN SHBA-NË/ Zjarri bëhet shkrumb shuhen 8 fëmijë, midis tyre foshnja 3 muajshe… (FOTO)

Tetë fëmijë dhe adoleshentë kanë vdekur në një zjarr që përfshiu një aparatament në Çikago.

Të gjitha viktimat janë nën moshën 16-vjeç dhe midis tyre një foshnje 3 muajshe,

Ndërsa dy adoleshentë të tjerë janë në gjende të rëndë për jetën.

“Kjo është një tragjedi përtej çdo gjëje që kam menduar ndonjëherë në jetën time,”-tha Ramonita Reyes, gjyshja e viktimave.

Sipas anëtarëve të familjes, fëmijët janë nga mosha 3 muajshe deri në 16 vjeç.

Viktimat janë identifikuar nga anëtarët e familjes si Amayah Almaraz, tre muajshe; Alanni Ayala, 3 vjeç; Ariel Garcia, 5 vjeç; Gialanni Ayala, 5 vjeç; Giovanni Ayala, 10 vjeç; Xavier Contreras, 11 vjeç; Nathan Contreras, 13 vjeç; dhe Victor Mendoza, 16 vjeç.

Zjarri filloi në verandën e pasme të mbyllur të një apartamenti pas një ndërtese trekatëshe rreth orës 4 në bllokun 2200 të South Sacramento Avenue, sipas Chicago Fire Media Affairs dhe policisë së Çikagos.

Të vdekurit ishin nga të paktën dy familje. Zyrtarët e zjarrit thonë se shumë nga viktimat kishin vdekur kur zjarrfikësja arriti. Ata u gjetën të gjithë në katin e dytë. Kati i pare ishte bosh.

Marcos Contreras humbi dy vëllezërit dhe dy motrat e tij në zjarr, së bashku me 4 kushërinjtë.

“Nuk e di se si do të zgjohem dhe do vazhdoj jetën, duke e ditur se vëllezërit dhe motrat e mia janë nën tokë,”-tha Contreras.

Nuk është e qartë se kush po i mbikëqyrte fëmijët. Dy 14-vjeçarë Ceasar Contreras dhe Adrian Hernandez janë në Spitalin Stroger duke luftuar për jetën, në gjendje kritike.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit dhe është nisur hetimi për të përcaktuar nëse ishte aksidental apo i qëllimtë.

Ky është një nga zjarret më vdekjeprurëse në qytetin e tretë më të madh të SHBA ndër vite, thonë zyrtarët.

“Ne nuk e kemi pasur në shumë, shumë, shumë vite këtë sasi viktimash dhe lëndimesh në vend,”-tha Komisioneri i Zjarrit Jose Santiago.

Një grua që pa zjarrin ndëra po kthehej në shtëpi nga puna alarmoi njerëzit dhe u dha atyre një shans për të shpëtuar. Ajo telefonoi zjarrfikësen rreth orës 04:00 të mëngjesit të së dielës dhe më pas trokiti në dyert e shtëpive të fqinjëve në Hispanic Little Village për ti zgjuar.

“Pra, gruaja që bëri këtë shpëtoi shumë jetë,“-tha Santiago.