“JE BËRË SI PLAKË…”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at – AlpeGossip
“JE BËRË SI PLAKË…”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at

“JE BËRË SI PLAKË…”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at

Edhe për ditën e sotme ashtu siç është bërë tashmë traditë, AlpeNews.al do t’ju njohi me komentet më pikante të ditës.

Fansat “sy mprehtë” janë të aftë të kapin çdo detaj apo të analizojnë të jetës së tyre duke servirur kështu thashetheme në rrjete sociale.

Adelina Tahiri ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto ku shfaqet në një vend të ftohtë e me borë. “Se di pse je prish je ba si plak, me nje femije qe ke ber dhe u bere plak pse kshu mi goc” i komenton një prej ndjekësve. Mesa duket diferenca e madhe që ka me bashkëshortin e saj po i bën fansat ta shohin dhe Adelinën si të madhe në moshë.

Dhurata Dora ka publikuar një foto ku duket teje seksi dhe me një pamje të kuruar. Por njëri nga fansat ka vërejtur diçka dhe ja ka shprehur këtë këngëtares.”Qysh jua bon @sellmakasumoviq fotoshopin e njejt buzve” duke e akuzuar kështu për përdorim të fotoshopit këngëtaren edhe për make-up e bërë.

Nga ana tjetër kemi Jonida Maliqin e cila duket në super formë me veshjen e saj sportive e plot ngjyra. Ajo ka pozuar disa foto me veshjen në fjalë dhe fansat nuk i kanë kursyer komentet. “Cke qe je me nerva” i komenton njëri nga ndjekësit, bazuar në qëndrimin e këngëtares e cila duket tepër joshëse. Por fansi për ta “thumbuar” ja ka shprehur sikur e ka vënë re ndryshe.

ALPEgossip.al