U BË BABA PËR HERË TË PARË/ Fero publikon FOTON e veçantë me vajzën në krahë – AlpeGossip
U BË BABA PËR HERË TË PARË/ Fero publikon FOTON e veçantë me vajzën në krahë

U BË BABA PËR HERË TË PARË/ Fero publikon FOTON e veçantë me vajzën në krahë

Fero dhe Arbenita Ismajli u bënë prindër për herë të parë në 24 prill. Arbenita solli në jetë një vogëlushe të cilën çifti po e priste me padurim. E vogla e tyre u pagëzua me emrin Nina dhe menjëherë pas lindjes nuk munguan fotot në rrjete sociale, teksa çifti e dhanë vetë këtë lajm të bukur.

Ndryshe nga disa personazhe të tjerë VIP që s’e kanë pasur aspak problem të tregojnë portretin e fëmijës, Fero dhe Arbenita e kanë ndarë mendjen që s’do të na e tregojnë fytyrën e Ninës. Të paktën tani për tani jo. Fero publikoi para disa ditësh në InstaStory një foto të vogëlushes së tij, teksa shkroi krahas saj “Elhamdulilah” dhe fytyrën ja kishte mbuluar.

Edhe ditën e sotme ai ka bërë të njëjtën gjë, teksa ka publikuar një foto shumë të adhurueshme me të voglën. Fero shihet duke e mbajtur vajzën në krahë dhe fytyrën ja ka mbuluar me një  zemër të kuqe dhe Ninës mund t’i dallohen vetëm flokët e zinj e hunda e vogël. Ndërsa babi Fero e sheh me sytë plot dashuri dhe në dorë i dallohet edhe unaza e martesës.

FOTO