“Jam një mama e mrekullueshme”/ Ingrit Gjoni flet për marrëdhënien me Paridin – AlpeGossip
“Jam një mama e mrekullueshme”/ Ingrit Gjoni flet për marrëdhënien me Paridin

“Jam një mama e mrekullueshme”/ Ingrit Gjoni flet për marrëdhënien me Paridin

Këngëtarja Ingrit Gjoni është prej vitesh pjesë e skenës dhe duket se mëmësia nuk e ka penguar aspak.
E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku ndër të tjera foli edhe për mëmësinë. Prej 6 vitesh ajo është bërë nënë e një djali, Parid, i cili sapo ka filluar klasën e parë. Gjatë emisionit këngëtarja se nuk i pëlqen të mburret për karrierën e saj, por kur vjen puna tek mëmësia ajo e quan veten të mrekullueshme.

“Përsa i përket këngëve dhe klipeve nuk dua fare të mburrem, por në raport me Paridin jam një mami e mrekullueshme. Ndonjëherë e kap veten mat se vetëm flas për Paridin. Paridi është qendra e vëmendjes. Ai tani është në klasë të parë dhe ne jemi munduar t’ia bëjmë interesante dhe t’ia sillim mirë. Është i kënaqur dhe i pëlqen zysha. Paridi është i qetë, por llastohet në pjesën që ka shumë femra që i rrinë nga pas. Paridi është fëmijë i mirë dhe më ka lënë të bëj karrierë. Unë çdo pasdite pas orës 3 e kam të angazhuar me Paridin dhe këtë do sugjeroja edhe për prindërit e tjerë që t’i shijojnë sa më shumë”, tregoi Gjoni.