”JE FRYMËZIMI IM”/ Në premierën e filmit të tij, Eduart Grishaj i shpreh dashurinë Arbanës – AlpeGossip
”JE FRYMËZIMI IM”/ Në premierën e filmit të tij, Eduart Grishaj i shpreh dashurinë Arbanës

”JE FRYMËZIMI IM”/ Në premierën e filmit të tij, Eduart Grishaj i shpreh dashurinë Arbanës

Sot në kinema është dhënë premiera e filmit “Gjyshja” e regjisorit Eduart Grishaj. Në këtë eveniment të rëndësishëm për Eduartin nuk mund të mungonte edhe partnerja e tij, Arbana Osmani. Prej kohësh të lidhur, por asnjëherë nuk kanë dalë publikisht së bashku, ata nuk i kursejnë deklaratat e dashurisë. Në fjalimin hapës përpara shfaqjes së filmit (që është një histori e vërtetë), Eduarti ka treguar se frymëzimi më i madh për këtë film ka qenë Arbana Osmani.

“Nëse ka diçka që frymëzohem nga talenti i saj, ajo është Arbana Osmani”,-është shprehur Eduarti, i cili është duartrokitur shumë për këtë deklaratë. Arbana sigurisht që ka qenë në sallë dhe e ka shijuar këtë deklaratë publike në një moment të rëndësishëm të karrierës së partnerit të saj.